Një zjarr i furishëm është raportuar në një depo nafte në qytetin saudit të Jeddah me rebelët Houthi të Jemenit që pranuan se kishin nisur një seri sulmesh ndaj mbretërisë.
Media shtetërore saudite të premten raportoi një varg sulmesh me dronë dhe raketa nga grupi Houthi i Jemenit i mbështetur nga Irani dhe një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa që ngrihej në Jeddah, e cila do të presë një garë të Formula 1 të dielën.
Ndërsa Arabia Saudite dhe Arabia Saudite Aramco nuk e pranuan menjëherë zjarrin, ai u duk se ishte i përqendruar në të njëjtën depo karburanti që Huthi sulmuan ditët e fundit.
Më vonë të premten, zëdhënësi ushtarak Houthi, Yahya Sarea tha se grupi sulmoi objektet e Aramco me raketa dhe rafineritë Ras Tanura dhe Rabigh me drone.
Sarea shtoi se sulmi kishte në shënjestër edhe objekte jetike në kryeqytetin saudit Riad.
TV Al Arabiya, duke cituar koalicionin, tha se sistemi i mbrojtjes ajrore të mbretërisë shkatërroi dy drone të ngarkuar me eksploziv që synonin Najranin.
Për këtë ngjarje të ndodhur ka reaguar kryeministri Edi Rama që e ka cilësuar si akt terrorist.
Another despicable crime against #SaudiArabia ëhich aims to further affect the global energy security in a turbulent time for the ëhole ëorld! #Albania stands ëith #SaudiArabia and calls upon all members of the UN to firmly condemn the terrorist organization behind such attacks. pic.tëitter.com/UfAMRBvh6N
— Edi Rama (@ediramaal) March 25, 2022
“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! #Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”, shkruan Rama.
NEë – #Houthi strike just hit an #Aramco facility in #Jeddah, on the eve of the #SaudiArabia Grand Prix.pic.tëitter.com/nRKYAvk2y7
— Charles Lister (@Charles_Lister) March 25, 2022