Një djalë shtatë vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një shpërthimi ne lëndë plasëse në një shtëpi në zonën Benwell të Newcastle, i cili ndodhi rreth orës 12:45 të natës. Policia e Northumbria konfirmoi se gjashtë persona të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të ndryshme, përfshirë katër të rritur dhe një fëmijë.
Incidenti ka shkaktuar një ndërhyrje të gjerë nga zjarrfikësit, policia dhe inxhinierët e gazit. Pamjet ajrore tregojnë shkallën e tmerrshme të shkatërrimit në Violet Close, me çatinë e shtëpisë që u shemb plotësisht dhe mbeturina të shpërndara nëpër kopsht dhe rrugë.
Superintendenti i policisë, Darren Adams, shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës dhe e përshkroi situatën si një rezultat shkatërrues. Ai tha se hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, duke theksuar se kjo është një humbje e rëndë për komunitetin.
Një numër banorësh janë evakuuar dhe po mbështeten nga Këshilli i Qytetit të Newcastle. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë të jenë të pranishme në vendngjarje, duke kërkuar për çdo person tjetër që mund të jetë prekur nga shpërthimi.
Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën dhe të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura për siguri. Ndërkohë, banorët vendas kanë ofruar ndihmë për ata që janë evakuuar, duke sjellë batanije dhe shishe uji në qendrën e komunitetit.
Hetimet për këtë tragjedi janë ende në fazat e para, dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar rrethanat që çuan në këtë shpërthim të tmerrshëm.//DailyMail