Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video shihen studentët e universitetit të tmerruar, duke u përpjekur të strehohen në bibliotekën e universitetin, ndërsa në kampus dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.
Policia ndërhyrë menjëherë dhe u kërkoi studentëve të mblidhnin sendet e tyre personale, ndërsa i shoqëruan jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Të paktën dy studentë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri. Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit, ndërsa dhjetëra oficerë policie, kanë ndërhyrë dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Brown University shooting
— Roughneck (@Roughneck4795) December 14, 2025
When police bust through the door as Students are hiding behind desks and cabinets.
You can tell by their faces they thought it was the shooter trying to get in..🙏🏼 glad they are safe https://t.co/4xSo2bmLVc pic.twitter.com/Hd1Yga0ye8
