Një gjest i pakontrolluar i kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez në Madrid ka shkaktuar mjaft reagime te ashpra. Sipas medieve të huaja Sanchez ishte duke takuar banorë në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes qytetarëve që takoi ishte edhe një grua me ngjyrë.

Pasi shtrëngoi dorën me gruan që po i buzëqeshte, kryeministri bëri një akt të shëmtuar, pasi fhsiu dorën menjëherë kur u largua nga gruja me ngjyrë, ndërsa kamerat regjistruan momentin. Pamjet u publikuan në medei dhe rrjete sociale, duke sjellë dhe reagimin e zemërimin e mijërave qytetarëve në Spanjë.

Lidhur me këtë gjest të kryeministrit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Spanjë bënë një deklaratë, duke thënë se veprimi i pamatur i Sanchez ishte një gjest racist që mund të shkaktojë probleme dhe një valë reagimesh.