
Londinezët kanë mbetur të habitur pasditen e sotme, teksa panë 3 kuaj kaluan mes trafikut të kryeqytetit britanik.
Kafshët të cilat dyshohet se janë pjesë e kalorësisë mbretërore u panë teksa ecnin të hutuar dhe të frikësuar mes makinave, që kishin ngecur në trafik. Ata përpiqeshin të gjenin një rrugëdalje, ndërsa nuk e ndalnin galopimin e tyre.