Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që goditi Kamçatkën e Rusisë, ditën e sotme trondti edhe një ekip mjekësor teksa ishin duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Pamjet e kapura tregojnë momentin kur mjekët përkulen mbi tavolinën e operacionit për të mbrojtur pacientin dhe për të mbajtur barelën.

Tërmeti shkaktoi një cunami në rajonin e Paqësorit të Veriut, teksa paralajmërime u lëshuan gjithashtu në Alaska, Hawaii dhe përgjatë gjithë bregdetit të Paqësorit deri në Zelandën e Re.