Burgu Sednaya, i njohur si “thertorja njerëzore” e Sirisë ra në duart e rebelëve të shtunën pasi sundimit të Bashar al-Assad i erdhi fundi.
“Dyert e burgut Sednaya , i njohur si një ‘thertore njerëzore’, janë hapur për mijëra të burgosur”, konfirmoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Militantët liruan qindra të burgosur, duke përfshirë gra dhe fëmijë të vegjël. Megjithatë, kishte qeli nëntokësore ku ata nuk mund të hynin. Pamjet nga burgu treguan rebelët duke thyer dyert dhe duke u thënë të burgosurve se ishin të lirë. Mijëra u panë duke dalë nga burgu, me njerëz që bërtisnin në rrugë. Shumë prej tyre ishin në burg për disa vite.
🚨🇸🇾 #Syrie | 🌍 International
— Saudi News FR (@SaudiNewsFR) December 8, 2024
Histoires et tragédies de la prison de Saydnaya, surnommée « l’abattoir humain ».
Ils y ont trouvé le plus jeune prisonnier, âgé d'environ 3 ans. D'autres prisonniers y ont passé 40 ans.. pic.twitter.com/tOe0dhM1GZ
“Tre kate nën tokë, ka një burg të njohur si ‘qelitë e kuqe’, ai nuk është hapur ende. Nuk mund ta hapin sepse kërkon një mekanizëm të caktuar dhe ushtarët dhe oficerët që ishin këtu janë larguar”, tha Omar Saud, një aktivist lokal, në një video nga vendi i ngjarjes.
Saud i bëri thirrje Mbrojtjes Civile Siriane që të trajtojë situatën dhe bëri thirrje për operacione për lirimin e të burgosurve.
“Kur më në fund arritën të hapnin një nga qelitë e nëndheshme, shprehja e të burgosurit që ndodhej brenda dhe papritmas pa dritë aty ku nuk e priste është tronditëse”,– shtoi Saud.
Almost a day after the liberation of Sednaya prison in #Damascus, rebels are still digging in the basement floors of the infamous "Red Wing" in an attempt to reach prisoners held there.
— Elly 🎗️Israel Hamas War Updates (@elly_bar) December 8, 2024
Where are @un @RedCross @CIJ_ICJ @HumanRights organizations pic.twitter.com/dgIKs50Xnv
Burri i liruar nga Sendaya nuk ishte në gjendje të fliste kur u pyet se kush ishte dhe dukej se nuk e mbante mend identitetin e tij. Në të gjithë Sirinë, familjet qanin ndërsa u ribashkuan me fëmijët, vëllezërit e motrat, burrat dhe prindërit që u zhdukën vite më parë.
Burgu Sendaya i Sirisë njihej si një “thertore njerëzore” nga sirianët dhe grupet e të drejtave të njeriut. Në një raport të vitit 2017, Amnesty International arriti në përfundimin se “shkeljet nga autoritetet siriane në Sendaya përbëjnë krime kundër njerëzimit”.