Pas shuplakës virale, çifti presidencial francez, Emmanuel dhe Brigitte Macron janë sërish në qendër të polemikave për raportin e tyre.

Shkak është bërë një tjetër video, ku duket se 72-vjeçarja refuzon të kapë dorën e bashkëshortit të saj, teksa zbret nga avioni. Çifti ndodhen në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe ky incident është regjistruar vetëm disa sekonda para se ata të takonin Princin William dhe princeshën Kate.

Kujtojmë se Macron reagoi publikisht sa i përket videos së shuplakës, duke e cilësuar thjesht si një lojë mes tyre, ndërsa hodhi poshtë teoritë për një krisje në martesë.