Një djalë 13-vjeçar është arrestuar në Izrael, pasi akuzohet se i vuri flakën flokëve të një gruaje, teksa ndodhej në autobus. Ngjarja e rëndë është filmuar nga pasagjerët e tjerë dhe tregon të miturin duke qëndruar pranë gruas, ndërsa në një moment nxjerr çakmakun dhe e vendos tek flokët e saj.
Për fat të mirë për gruan, një pasagjer u afrua shpejt pranë saj dhe e ndihmoi të shuante zjarrin. 13-vjeçarit iu caktua paraburgimi për të paktën tre ditë të tjera, teksa hetimet mbi motivin e ngjarjes vijojnë.


