Një aksident tragjik ka ndodhur në Massachusetts të SHBA-ve, kur një aeroplan i vogël u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në autostradën I-95.

Raportohet se dy personat që ndodheshin  në bord kanë ndërruar jetë, teksa një shofer që po kalonte në autostradë ka mbetur i plagosur rëndë.

Aeroplani po shkonte jashtë kontrollit drejt autostradës pranë qytetit të Dartmouth, rreth orës 08:15, duke i detyruar shoferët të frenonin në panik, ose të përpiqeshin të largoheshin nga rruga e tij.

“Po shkonim në rrugë dhe papritmas të gjithë frenuan me forcë. Të gjithë filluam të devijonim majtas dhe djathtas”, tha një shofer.

Fotot dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë mbeturina që digjen të shpërndara nëpër autostradë, me makina të palëvizura dhe autoritetet që kërkojnë zonën. Policia e mbylli plotësisht pjesën e autostradës pranë Dartmouth, për të lejuar largimin e mbeturinave dhe kryerjen e një autopsie.

Shkaku i tragjedisë nuk është përcaktuar ende, por autoritetet besojnë se avioni po shkonte drejt Aeroportit Rajonal të Neë Bedford aty pranë. Piloti, sipas informacionit fillestar, nuk kishte paraqitur një plan zyrtar fluturimi ose një listë pasagjerësh. Rasti po hetohet nga autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara.