Një avion ka përjetuar turbulenca ekstreme, ditën e dielë, teksa i është afruar ishullit spanjoll, Majorka, i cili është goditur nga stuhi të forta.

Trubulencat e forta kanë shkaktuar panik tek paragjerët, të cilët kanë  fluturuar nga Alicante në drejtim të ishullit Balearic.

Estela Orts, një kërcimtare dhe akrobate, ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video të atij fluturimi. Videoja tregon aeroplanin teksa ka turbulenca të forta ndërkohë që pasagjerët nisin të ulërasin, të qajnë dhe të vjellin.

Majorka është goditur nga stuhi të forta gjatë fundjavës, duke shkaktuar një kaos në bregdet, ku disa familja janë larguar menjëherë për të shpëtuar ndërsa të tjerë kanë mbetur në ishull për shkak se fluturimet e tyre ishin anuluar.

Një tjetër incident është regjistruar në ishullin spanjoll, ku disa njerëz janë lënduar teksa kanë qënë në anijen P&O Cruises Britannia për shkak të motit të keq.