Një video tronditëse e publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar momentin kur një grup grabitësish me maska sulmuan një argjendari në Kaliforni, duke thyer vitrinat dhe vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 1 milion dollarë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë grabitësit teksa hyjnë me forcë në dyqan dhe përfshihen në një operacion të shpejtë dhe të dhunshëm. Disa prej tyre ishin të armatosur dhe, sipas policisë, gjatë grabitjes u dëgjua edhe një e shtënë me armë.

Bëhet me dije se një i moshuar 88-vjeçar është lënduar nga grabitja e dhunshme.

Autoritetet lokale konfirmojnë se një pjesë e grupit është arrestuar, ndërsa disa bashkëpunëtorë të tjerë janë ende në arrati. Hetimet vijojnë, ndërkohë që videoja e grabitjes është bërë virale, duke shkaktuar reagime të forta për sigurinë e bizneseve në zonë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të mbetur të bandës, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion./FoxNews