Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi prefekturën Aomori në Japoninë veriore sot.

Epiqendra e tërmetit u ndje edhe në qytetin e madh të Saporos, në veri të Japonisë, ku paralajmërimet u dëgjuan në telefonat celularë të banorëve, prefektura e Aomorit. Por ajo që frikësoi më shumë ishin pamjet e xhiruara nga videot të lëkundjeve dhe paslëkundjeve që bënë xhiron e rrjetit në pak minuta.

Një gazetar i NHK-së në Hokkaido (Japonia veriore) raportoi një dridhje horizontale që zgjati rreth 30 sekonda dhe se ai vetë nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë kur goditi tërmeti.

Tërmeti ishte 80 kilometra larg bregut lindor të Aomorit, me një thellësi prej 50 kilometrash, dhe një paralajmërim për cunami deri në tre metra është lëshuar për tre prefektura (Aomori, Hokkaido dhe Iwata). Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-70 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta. E vendosur në një pikë ku përplasen disa pllaka kontinentale dhe oqeanike, Japonia përjeton 1,500 deri në 2,000 tërmete çdo vit. Ato shpesh variojnë nga të lehta në të rënda.

Në vitin 2011, vendi përjetoi tërmetin më të fortë në histori, i cili shkaktoi valë të mëdha cunami që arritën 40 metra në disa zona.