Një 21-vjeçar nga Australia i cili u përpoq të thyente rekordin botëror, duke u hedhur nga 42.5 metra lartësi për tu zhytur në një ujëvarë ka përfunduar në spital.

Wally Graham, 21 vjeç, ishte në ujëvarat Minnehaha në Uellsin e Ri Jugor dhe zhyt në ujë pasi u hodh nga lartësia dhe përfundoi i plagosur rëndë. Goditja e la atë pa ndjenja, i shkaktoi një frakturë të kafkës dhe shpinës, një tronditje dhe një këputje të daulles së veshit.

Videoja e këtij veprimi të guximshëm tregon 21-vjeçarin duke u përgatitur në majë të ujëvarës, mbi një shkëmb, përpara se të hidhej, por pa llogaritur “uljen” dhe duke rezultuar në lëndime të rënda.

Një ekip sigurie ishte me 21-vjeçarin dhe pasi rifitoi vetëdijen, i riu arriti të notonte me ndihmë për të dalë. Ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa i informoi ndjekësit e tij se tani është në shtëpi dhe po shërohet.