Donald Trump dhe Melania Trump vazhduan traditën e vallëzimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara me zonjën e parë në ballon Presidenciale, pasi u betua në Kapitol pasditen e së hënës. Melania ishte mahnitëse me një fustan bardh e zi me supet zbuluar, ndërsa Trump kishte veshur një kostum të zi dhe këmishë të bardhë me papion.
Pas kërcimit të çiftit presidencial, Donald Trump preu një tortë me nënpresidentin e tij, JD Vance, duke mbajtur dy shpata. Kur procesi i prerjes së tortës përfundoi, YMCA, kënga simbol për Trump, u luajt nga altoparlantët, me presidentin amerikan që tundej në ritmet e saj me shpatë në dorë.
Në mes, presidenti amerikan pati një video-telefonatë me ushtarët amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut. “Çfarë po bën Kim Jong Un?” I pyeti Trump me shaka përpara se të shtonte: “Kam pasur një marrëdhënie mjaft të mirë me të, por ai është një arrë e vështirë për t’u goditur”.
Në Ballon e Lirisë, gjithë familja Trump u bashkua në skenë për të vallëzuar, me momentet emocionuese që përfshinin Tiffany Trump, e cila pret fëmijën e saj të parë, dhe Donald Trump Jr., i cili vallëzoi me fëmijët e tij. Atmosfera festive u pasurua nga performanca muzikore e Billy Ray Cyrus dhe Village People, që kënduan himnin “YMCA”.