Ukrainasit i janë përgjigjur luftës së rusëve dhëmbë për dhëmbë dhe duket se nuk kanë të ndalur. 

Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjete sociale shihet se si disa ushtarë ukrainas çaktivizojnë një bombë ruse e cila nuk ka shpërthyer.

Bëhet me dije se media e Europës Lindore, Nexta, ka publikuar videon nga operacioni i ndërlikuar që është filmuar teksa ushtarët ukrainas çaktivizojnë bombën.