Një video tronditëse ka bërë xhiron e rrjetit pasi ka treguar një burrë duke zvarritur dy qenusha pas makinës së tij në Long Island City, të dielën në mbrëmje.

Pamjet tregojnë dy qentë, një Bari Gjerman dhe një Pit Bull, të lidhur me zinxhirë pas një Volkswagen Passat dhe duke u përpjekur të mbajnë ritmin e makinës.

Një kalimtar, i shqetësuar, ka filmuar ngjarjen dhe ka telefonuar policinë. Pas arrestimit të shoferit, 68-vjeçarit Dan Bujor, dy qentë u dërguan për ekzaminim mjekësor.

Marzipan, Bari Gjerman, kishte pësuar lëndime të tilla si këputje e daulles së veshit, ndërsa Nougat, Pit Bull, kishte gërvishtje dhe inflamacion të lëkurës.

Bujor u akuzua për torturë dhe lëndim të kafshëve, dhe mund të përballet me deri në një vit burg. Ai u lirua me kusht dhe do të kthehet në gjykatë në mars. Autoritetet falënderuan qytetarët që raportuan incidentin dhe reaguan shpejt.

View this post on Instagram

A post shared by NYC Second Chance Rescue (@nycscr)