Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është ndarë sot nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Prezantuesit e Mediaset, Federica Panicucci dhe Francesco Vecchi, janë prekur gjatë momentit kur kanë përcjellë lajmin për vdekjen e Berlusconit.

Moderatorja Federica Panicucci ka shpërthyer në lot, duke e pasur të pamundur që të vazhdojë fjalinë. 

Për këtë arsye, ka kërkuar ndihmën e kolegut.

“Të lutem, vazhdo ti”, dëgjohet teksa thotë Federica Panicucci, teksa shpërthen në lot.