Macja Aggie, që mendohej e ngordhur në zjarrin e Los Anxhelosit, u gjet mrekullisht e gjallë pas dy muajsh. Pronarja 82-vjeçare, Katherine Kiefer, humbi shtëpinë dhe kishte frikë se kishte humbur edhe macen e saj të dashur. Megjithatë, një telefonatë nga Streha e Kafshëve në West Los Angeles i solli lajmin e pabesueshëm. Aggie ishte gjetur e gjallë, por në gjendje të rëndë. Ribashkimi i tyre emocionues u bë viral n╒ rrjet. Aktualisht, Aggie po merr trajtim mjekësor për t’u rikuperuar.

@carolynkiefer1

My mother is reunited with her beloved, Aggie. #palisadesfire #cat #reunited #rescueanimals THANK YOU @LA Animal Services 🙏

♬ Little Sparrow – Paul Alan Morris

Rikujtojmë se një mace e quajtur Millie sapo ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. 30 vjet janë ekuivalenti i mbi 120 viteve njerëzore duke e bërë Millie një nga macet më jetëgjatë në histori. Pronari i saj, Leslie Greenhough ka qenë pranë saj për pjesën më të madhe të jetës së saj, duke u kujdesur për të veçanërisht pas vdekjes së gruas së tij pesë vjet më parë. Millie u adoptua nga Paula në 1995. Në atë kohë, Millie ishte vetëm një kotele tre muajshe. Tani, Leslie beson se Millie mund të jetë fare mirë macja më e vjetër e gjallë në botë.