Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i hutuar gjatë një interviste të premten në mëngjes me Fox & Friends, duke bërë sërish të njëjtën gafë dhe duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë.
Duke folur për rolin e tij si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare, Trump tha se kishte ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke përshkruar bisedat e pretenduara mes liderëve: “Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite… Le të pajtohemi”, shtoi ai.
Kjo është hera e dytë që Trump bën këtë gabim, pasi pak muaj më parë e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, por e kishte korrigjuar më pas.
Megjithatë, Trump ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e marrëveshjes së paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke organizuar një samit në Shtëpinë e Bardhë në korrik, që i dha fund dekadave të luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakh.