Teksa në disa vende të botës ngrënia e insekteve është një veprim i zakonshëm, në Shqipëri kjo është ende e ndaluar dhe konsiderohet e shpifur nga konsumatorët.
Një video e cila në pak kohë është bërë virale, vjen sëfundmi nga Turqia.
Ish-gjyqtari i njohur i futbolli turk Ahmet Çakar, i cili tashmë punon si analist në një emision sportiv “Beyaz Futbol” ka habitur me veprimin e tij live në studio.
Së fundi, gjatë transmetimit të emisionit, 59-vjeçari ka vrarë me duar një insekt dhe me shpejtësi e ka ngrënë.
Kjo ka bërë që të pranishmit në emision, analistët tjerë të mbesin pa fjalë dhe një prej tyre u largua prej emisionit për disa minuta.
Çakar më parë kishte sjell në po të njëjtin televizion një gjarpër teksa e ka puthur disa herë përpara se të bënte shou.