Një YouTuber-e koreane e cili po transmetonte drejtpërdrejt në Mumbai, Indi u ngacmua nga dy burra në një video që është bërë virale.

Hyojeong Park , e njohur si Mhyochi, ishte duke ecur pranë hotelit të saj në Khar natën vonë, kur një burrë i vuri krahun në qafë 24-vjeçares dhe e puthi atë në faqe.

Njëri nga burrat bërtiti “Të dua” , por ajo e injoroi.

Burrat i kërkuan asaj numrin e saj të telefonit dhe njëri prej tyre u pa duke e kapur nga krahu dhe duke e tërhequr  drejt një motoçiklete. Ajo kundërshtoi. “Ku po shkojmë;” pyeti. “Jo, jo, jo,” tha ajo më pas.

Dy burra, të identifikuar nga media lokale si Mobeen Chand Mohammad Shaikh dhe Mohammad Naqeeb Sadrealam Ansari, u akuzuan për ngacmim nga policia e Mumbait.

“Të akuzuarit më ndoqën në hotel dhe kur më kërkuan numrin tim celular, unë u dhashë atyre një të rremë për t’i shpëtuar situatës, “ tha Mhyochi për India Today.

“Isha mjaft e tronditur. Bëra të pamundurën për të mos përshkallëzuar situatën dhe u përpoqa të largohesha. Por ai më kapi për dore dhe më tërhoqi te motori i tij”.

Vajza u shpëtua nga dikush që po shikonte videon e saj live dhe për fatin e saj ai ishte afër me një mik të tij. Më vonë ajo postoi një foto me dy shpëtimtarët e saj, Aditya dhe Atharva , me të cilët kishte drekuar.

Mhyochi tha se ishte udhëtimi i saj i parë në Indi dhe ajo ishte paralajmëruar se nuk ishte një vend i sigurt për të udhëtuar një vajzë e vetme.

“Por unë vërtet nuk e besoj këtë. Kjo mund të ndodhë kudo në botë… Nuk dua që njerëzit të mendojnë apo të kenë faj se kjo ka ndodhur sepse është India. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë udhëtimit tim. Ky është vetëm një incident fatkeq”.

Ajo tha për incidentin: “Kur njerëzit thonë jo, duhet ta marrësh atë si jo, por padyshim që ai nuk e bëri fare”.