Dalin pamjet nga zjarri në spitalin në Pekin ku humbën jetën 29 persona.

Siç shihet në videon më poshtë, njerëzit përpiqen të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja e spitalit shumëkatësh duke përdorur çarçafët e improvizuar si zinxhir. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

Zjarri ka përfshirë, pavijonin ku ishin shtruar pacientë të sëmurë rëndë. Viktima më e re ishte 40 vjeç dhe më e madhja 88. 

Shkaku i zjarrit është duke u hetuar, por zyrtarët besojnë se e ka origjinën nga shkëndijat e saldimit nga puna që po kryhej në krahun e spitalit.

Aktualisht janë arrestuar gjithsej 12 persona, përfshirë drejtuesen e spitalit dhe zëvendësin e saj, së bashku me kreun e ekipit të ndërtimit.