Të rinjtë britanikë duket se e presin fundjavën me padurim. Mbrëmjen e së premtes ata kanë mbushur rrugët e qytetit duke festuar fillimin e fundjavës “Bank Holiday”.
“The Sun” ka publikuar fotografi të shumta të të rinjve teksa festonin në Manchester, Leeds dhe Newcastle. Të rinjtë mbushën rrugët, baret dhe klubet në të gjithë vendin, duke ngritur dolli për fillimin e pushimit treditor.
Siç shihet edhe nga imazhet e bëra publike nga mediat vendase, të rinjtë dhe jo vetëm shijuan natën në mënyrën më të “çmendur” të mundshëm”.
Teksa Britania do të jetë më e nxehtë se Ibiza këtë fundjavë, duket se britanikët të ‘uritur’ nga dielli do t’i shijojnë në maksimum këto pushime me temperatura të larta.
Sipas mediave britanike, temperaturat pritet që të arrijnë 24 gradë celsius gjatë ditëve të ardhshme, pas majit të lagësht të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu thuhet se do të nxehet më shumë gjatë një vale nxehtësie dy javore.
Sipas parashikimeve, pushimet 3-ditore do të jenë më të ndritshme dhe më të ngrohta, me Londrën dhe pjesët qendrore të Anglisë, të vendosura si pikat më të nxehta.