Familja mbretërore britanike është përfshirë sërish nga skandali i Jeffrey Epstein, pasi po qarkullon një fotografiqë që tregonte bashkëpunëtoren e pretenduar të financierit që pozonte në një fron në Buckingham Palace.
Foto e Ghislaine Maxwell ulur në krah të aktorit të njohur të Hollywood, Kevin Spacey, i cili gjithashtu është përballu me akuza për abuzim seksual, siç duken në rezidencën e Queen’s London në vitin 2002, u botua nga gazeta Daily Telegraph ditën e djeshme.
Megjithatë CNN nuk ka mundur të konfirmojë pse Maxwell dhe Spacey ndodhedhin në pallatin mbretëror. Gazeta raportoi se dyshja ishte ftuar në dhomën e fronit nga Princi Andreë, i cili ka qenë nën presionin e publikut për të shpjeguar lidhjen e tij me Epstein dhe akuzat e bëra nga Virginia Robert Giuffre. Kjo e fundit ka pohuar se është detyruar të kryejë marrëdhënie me Princin dhe burra të tjerë kur ishte e mitur. Por të gjitha akuzat janë mohuar.
Ndërkohë Buckingham Palace nuk pranoi të komentojë fotografinë. Një zëdhënës i Princit Andrew gjithashtu nuk pranoi të komentojë. Princi Andrew ishte mik i Epstein në të kaluarën dhe është fotografuar me Giuffre dhe Maxwell. Në një intervistë për BBC në nëntor ai tha se kurrë nuk ishte takuar me Giuffre dhe tha se foto e tij me Giuffre mund të ishte e sajuar.
Byroja Federale e Hetimeve arrestoi të enjten Ghislaine Maxwell, ish- e dashura dhe bashkëpunëtorja e të akuzuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein. Arrestimi u bë në Bradfor të shtetit Nju Hempshër.