
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar dhe 2 italianë, të cilët u kapën duke transportuar drogë nga Shqipëria me vlerë 2 milionë euro.
Gomonia 6 metra me 152 kg marjuanë dhe 26 kg hashash në bord u bllokua në Kastro pas një ndjekjeje të gjatë nga policia italiane.
Droga ishte fshehur në një fund të dyfishtë brenda gomones. Pas arrestimit të tre trafikantëve vijon puna për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikut.