Mund të tingëllojë e pabesueshme, por një influencuese nga Brazili e kapi të dashurin e saj duke e tradhtuar falë rutinës së saj të kujdesit për lëkurën. Wanessa Moura e cila ka 1.3 milion ndjekës në Instagram, njihet për mbajtjen e produkteve të saj të bukurisë të organizuara në mënyrë të përsosur. Çdo shishe ka vendin e vet, çdo krem ka rreshtin e vet dhe Wanessa e di saktësisht se sa nga secili produkt është përdorur.

“Jam e fiksuar pas organizimit. E di saktësisht çfarë është e hapur, çfarë është e mbyllur. Çdo gjë duhet të jetë në vendin e vet. E dija që dikush më kishte prekur kremin.”-tha ajo. Pasi u kthye nga një udhëtim pune, Wanessa po kryente rutinën e saj të zakonshme të mbrëmjes kur vuri re se kapaku i njërit prej kremrave nuk ishte siç e kishte lënë dhe tekstura i dukej ndryshe.

“E dija menjëherë se dikush i kishte prekur produktet e mia. Dhe nuk isha unë”-tha ajo. Edhe pse nuk jetonte me partnerin e saj në atë kohë, ai kishte çelësin e apartamentit të saj. |Por, ai nuk do të përdorte kurrë produkte të tilla. Ai ishte një nga ata djem që mendonte se gjithçka përveç sapunit ishte e keqe. Ai nuk përdorte krem”.-shtoi ajo. Pastaj iu bë e qartë se, ndërsa ishte larg, dikush kishte qenë në apartamentin e saj me të dashurin e saj, ndoshta një grua tjetër. Ajo u përball me atë dhe ai menjëherë e pranoi.