Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar stafin e Zyrës së Kryeministrit për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e tyre gjatë vitit që po mbyllet.
Gjatë një takimi në oborrin e Zyrës së Kryeministrit, të martën, Meloni theksoi rëndësinë e pushimit për rikuperimin e energjive, duke paralajmëruar se viti i ardhshëm do të sjellë sfida të tjera.
“Ne jemi një familje dhe luftojmë gjatë gjithë vitit,” u shpreh ajo, duke falënderuar bashkëpunëtorët për përkushtimin e tyre. Edhe pse viti i kaluar ka qenë i vështirë për të gjithë, kryeministrja e shoqëroi mesazhin me nota humori, duke thënë se “Mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq.”
Në përfundim, Meloni theksoi se është e domosdoshme që stafi të pushojë dhe të mbledhë energji gjatë festave, në mënyrë që të përballojë sfidat e ardhshme dhe t’i japë përgjigje nevojave të vendit në vitin 2024.mosdoshëm për të vazhduar punën me energji të reja dhe për t’i dhënë përgjigjet e nevojshme Italisë.
