Vizita private e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Emiratet e Bashkuara Arabe është shoqëruar me pikëpyetje, pasi autoritetet emiratase nuk kanë dhënë detaje për takimin dhe përmbajtjen e bisedimeve.
Ministria e Jashtme e Emirateve deklaroi se Abu Dhabi mban “linja të hapura dhe të drejtpërdrejta komunikimi” me Izraelin dhe se ndan me palën izraelite informacionin relevant të inteligjencës.
Sipas raportimeve të mediave, Netanyahu ka zhvilluar një takim sekret me presidentin Mohamed bin Zayed, ku dyshohet se i ka kërkuar të mohojë një raportim për një paralajmërim të mundshëm lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.
Gazeta izraelite “Haaretz”, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara, raportoi se Netanyahu i kërkoi bin Zayed të mohonte një bisedë telefonike mes tyre dhe detajet e raportuara për periudhën para sulmit.
Megjithatë, këto raportime mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht, ndërsa autoritetet e Emirateve nuk kanë bërë publike detaje mbi takimin.
