Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand një sërë dhuratash që ka marrë nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit. Vlera totale e këtyre dhuratave arrin rreth 800 mijë euro, sipas mediave italiane. Ndër dhuratat që do të shiten është një shall që i është dhuruar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për ditëlindjen e saj të 48-të.
Shtëpia e ankandeve Bertolami Fine Art në Romë do të menaxhojë shitjen e mbi 270 sendeve të ndryshme, të cilat ruhen në një dhomë të Palazzo Chigi, rezidenca e kryeministrit italian. Për momentin, lista e plotë e dhuratave që do të dalin në ankand nuk është publikuar, por përfshihen objekte të ndryshme, si veshje tradicionale, bizhuteri, piktura, dhe shumë sende të tjera me vlera simbolike dhe kulturore.
Sipas ligjit italian, presidentja dhe kryeministri kanë detyrimin të nxjerrin në ankand dhuratat që kalojnë një vlerë prej 300 eurosh. Kështu, ato do të shiten për publikun, dhe të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për qëllime të tjera të mundshme.
Një nga dhuratat e para që do të dalë në ankand është një veshje tradicionale e grave të Kerala, që Meloni e mori si dhuratë nga presidenti indian Narendra Modi gjatë G20 në Bali në vitin 2022. Po ashtu, janë përfshirë objekte të tjera si një statujë prej pëlhure nga deputeti italian Michele Emiliano, dy byzylykë metalikë, katër piktura, një pjatë metalike, një varëse, unazë dhe vathë.
Ankandi do të përfshijë gjithashtu disa aksesorë luksozë si këpucë ‘pitoni blu’ nga një stiliste saudite, vazo, bizhuteri dhe një shkrim në valixhe të kuqe. Po ashtu, do të jenë të pranishëm edhe tapete nga Libia dhe disa shtete arabe, një komplet çaji prej porcelani nga Viktor Orban, dhe një ciotolë qeramike nga Joe Biden.
