Policia letoneze ka shkatërruar një rrjet të madh krimi kibernetik, që ka mashtruar mijëra viktima në të gjithë Evropën.

Policia arrestoi shtatë të dyshuar, të cilët besohet se janë përgjegjës për më shumë se 1,700 raste individuale të mashtrimit kibernetik në Austri dhe 1,500 në Letoni.

Humbja financiare arrin në gati 5 milionë euro, nga të cilat 4.5 milionë euro ishin në Austri dhe 420,000 euro në Letoni. Bëhet e ditur se policia sekuestroi 1,200 pajisje SIM dhe 40,000 karta SIM aktive.