Një gjykatë në Kinë ka dënuar 11 persona të një familje me vdekje, pasi kishin vrarë 10 punëtorë të pafajshëm dhe drejtonin lojëra fati të paligjshme. Kjo familje kishte marrë përmes mashtrimeve më shumë se 1.4 miliardë dollarë.
Abc News raportoi se gjykata dënoi edhe 12 të pandehur të tjerë, të cilët morën dënime me burg midis pesë deri më 24 vite burg secili. Kina lëshoi urdhër-arreste për anëtarët e familjes Ming në nëntor 2023 me dyshimin për mashtrim, vrasje dhe ndalim të paligjshëm si pjesë e një goditjeje ndaj operacioneve të paligjshme të mashtrimit. Kjo familje kishte vrarë 10 punëtorë dhe plagosur disa të tjerë, pasi ata donin të shpëtonin nga qendrat e mashtrimit.
Qendrat, në të cilat kriminelët kryenin mashtrime të sofistikuara online, synonin njerëz në të gjithë botën. Ato ishin përhapur në vendet e Azisë Juglindore, duke përfshirë Mianmarin, Laosin dhe Kamboxhian. Ata shpesh përdorin punëtorë të trafikuar të cilët detyroheshin të kryejnë mashtrime investimesh të bazuara në romancë si pjesë e një industrie të globalizuar që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin vlerëson se vlen 40 miliardë dollarë në vit.
Kina po godet qendrat e mashtrimit në rajon përmes operacioneve të përbashkëta me forcat lokale të policisë. Në shkurt, Kina, Mianmari dhe Tajlanda ushtruan presion mbi qendrat e mashtrimit të vendosura përgjatë kufirit Tajlandë-Mianmar, duke rezultuar në lirimin e më shumë se 7,000 punëtorëve, shumica e të cilëve ishin shtetas kinezë.