Nëna italiane e një 18-vjeçareje të vrarë ka shkuar në gjykatë e veshur me një bluzë ku kishte stampuar një foto të trupit të copëtuar të vajzës së saj. Ajo u paraqit në gjyaktë pasi vrasësi i saj apeloi një pjesë të dënimit të tij.

Pamela Mastropietro u vra dhe u copëtua në janar 2018 nga tregtari nigerian i drogës, Innocent Oseghale. Ai ka apeluar një pjesë të dënimit ku fillimisht u zbulua se kishte sulmuar seksualisht adoleshenten përpara se ta vriste.

Nëna e Mastropietro-s, Alessandra Verni, mori pjesë dje në gjykatën e apelit në Perugia e veshur me një bluzë që tregonte pamjet e tmerrshme të trupit të vajzës së saj të masakruar.

Në një moment shpërtheu një përplasje në sallën e gjyqit ku Verni dhe Oseghale u nxorrën jashtë nga policia dhe seanca gjyqësore do të rifillojë muajin e ardhshëm.

A e ke parë çfarë i kanë bërë?”, tha Verni për vajzën e saj të vrarë, trupi i gjymtuar i së cilës ishte fotografuar në bluzën e saj.

Ai njeri që e përdhunoi dhe e torturoi, duhet të kalbet në burg“.

Bluza e nënës tregonte kokën e copëtuar të së bijës. Seria e fotografive tronditëse u stampuan në bluzë në mënyrë që pjesët e shkëputura të trupit të përbënin strukturën e një trupi.

Innocent Oseghale, 32 vjeç, u shpall fajtor dhe u dënua me burg në vitin 2019 për vrasjen e 18-vjeçares Mastropietro dhe po apelon kundër një pjese të dënimit të tij për përdhunim.

Oseghale mbërriti në Itali në vitin 2014 si azilkërkues, por kishte hequr dorë nga programi i tij i refugjatëve në vitin 2017, një vit para se të vriste Mastropietro.

Gjykatësi e pyeti Oseghale nëse kishte ndërmend të merrte pjesë në seancën e ardhshme në shkurt. Pasi diskutoi me avokatin e tij, ai i tha gjykatës se nuk do ta bënte.