5 shtetas me kombësi të ndryshme janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 29-vjeçarit, Michalis Katsouri.
Sipas mediave greke është fjala për një shqiptar, një kroat dhe tre shtetas grekë.
Dyshimet u ngritën pas hetimeve të autoriteteve greke.
Policia vendase ka njoftuar se shqiptari dhe kroati pas arrestimit kishin me vete thika me gjak dhe u ndanë menjëherë nga pjesa tjetër e të arrestuarve, si të dyshuar kryesorë për vrasjen.
Dy prej grekëve të dyshuar janë me precedentë të rëndë kriminalë.
Videot amatore nga sulmi shfaqën dhjetëra të rinj duke vrapuar pranë stadiumit me shkopinj dhe shufra hekuri në dorë, ku shpërthyen bomba me benzinë dhe fishekzjarrë. Dhjetë persona u lënduan dhe katër përfunduan të shtruar në spital, ndërsa tifozi i AEK humbi jetën.