U përfol se ishte një krim pasioni, por vrasja e katërfishtë e ndodhur në Greqi, ku u vranë çifti shqiptar dhe dy fëmijët e tjerë ka ndodhur për konflikte të tjera.

Autori i dyshuar i ngjarjes, sipas mediave greke, është një 57-vjeçar. Autoritetet besojnë se pranë hetimeve të vrasjes së katërfishtë në Andravidë, autoritetet janë në kërkim të një tjetër burri, rreth 57 vjeç, banues në fshat, me të cilin çifti i ri duket se ka pasur mosmarrëveshje financiare. Ai është personi që i ka lëshuar banesën me qira familjes shqiptare.

Sipas informacioneve të protothema.gr, policia ndodhet aktualisht në shtëpinë e 57-vjeçarit grek, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë më të mëdhenj. Në fakt, shtëpia e tij ndodhet vetëm dy blloqe poshtë skenës së vrasjes së tmerrshme Personi konkret është shpallur në kërkim prej mbrëmë jo vetëm nga policia, por edhe nga familjarët e tij, të cilët deri më tani nuk kanë mundur ta lokalizojnë.

Fillimisht u përfol se i dyshuar për këtë ngjarje mund të jetë ish-bashkëshorti shqiptar i gruas, por që pas hetimeve nuk ka rezultuar një gjë e tillë

Në fshat të gjithë e cilësojnë si një personazh të ashpër, që herë pas here ka pasur dallime me shumë dhe për arsye të ndryshme. Çifti shfaqet prej disa muajsh për shkak të vështirësive me të cilat përballeshin duke mos paguar një pjesë të qirasë, për pasojë ka arritur deri në momentin që u merr jetën si prindërve ashtu edhe dy fëmijëve të tyre 3 dhe 2 vjeç. Si thashethem që mbetet për t’u konfirmuar, thuhet se pas aktit të tij të neveritshëm, ai mund t’i ketë dhënë fund jetës.

Vrasja brutale e katërfishtë e ndodhur ditën e djeshme në Andravidë me viktimat e dy djemve të vegjël të moshës një e dy vjeç dhe prindërit e tyre Armando dhe Maria Tosku, nga 30 deri në 35 vjeç, tronditi mbarë Greqinë. Do të ishte pikërisht djali tjetër 10-vjeçar që do të gjente pa jetën vëllezërit e tij. Autori tentoi ti zhdukte trupat duke i ngarkuar në rimorkio, por nuk ia ka arritur. Pronari grek i shtëpisë që i kishte dhënë me qira kishte vrarë me armë çiftin dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e vegjël.