Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ushtria izraelite do të vijojë operacionet “me gjithë forcën, në të gjitha frontet”, deri në eliminimin e kërcënimeve dhe arritjen e objektivave të luftës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Netanyahu theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të vazhduar ofensivën, duke paralajmëruar se çdo aktor që synon të godasë Izraelin do të përballet me përgjigje të fortë.
Deklarata vjen pas vrasjes së Majid Khademi, kreut të inteligjencës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, si dhe të Athar Bakri, komandant i Njësisë 840 të Forca Quds, që sipas Izraelit ishte përgjegjëse për organizimin e sulmeve ndaj hebrenjve dhe qytetarëve izraelitë në mbarë botën.
“Ata që punojnë për të vrarë qytetarët tanë, ata që drejtojnë terror kundër Shtetit të Izraelit, ata që ndërtojnë boshtin iranian të së keqes, gjaku i tyre është mbi kokat e tyre. Ne veprojmë me forcë dhe vendosmëri kundër kujtdo që përpiqet të na dëmtojë”, u shpreh Netanyahu.
Deklaratat e tij pritet të rrisin më tej tensionet në rajon, ndërsa përplasjet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen.
