Guvernatori i Utah, Spencer Cox, ka deklaruar se do të ndiqet penalisht me dënim kapital personi përgjegjës për vrasjen e Charlie Kirk.
Dënimi me vdekje aplikohet në 27 shtete të SHBA-së, përfshirë edhe Utah. Në këtë shtet, vrasja e rënduar është një nga veprat që mund të dënohet me ekzekutim.
Utah ishte i pari që rifilloi dënimin me vdekje pas rikthimit të tij në vitin 1976. Ekzekutimi i parë ndodhi në vitin 1977 me pushkatim. Deri më tani, në Utah janë kryer shtatë ekzekutime.
Në vitin 2022 u tentua të shfuqizohej ky dënim, por projektligji dështoi për një votë. Ekzekutimi më i fundit ndodhi në gusht 2024 ndaj Taberon Honie.