Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi një 41-vjeçar e ka dhunuar dhe përdhunuar dhe më pas trupin e saj ende të gjallë ia hodhi derrave.

“Daily Mail” shkruan se Igor Zaika ka pranuar se e ka sulmuar vajzën e pronarit të tij për inat të këtij të fundit. Dyshohet se e reja ka rënë pa ndjenja nga dhuna brutale e 41-vjeçarit dhe ai e ka lënë që të sulmohet nga derrat.

Punëtori i fermës ka bërë këtë veprim për të mbuluar sulmin e tij seksual. 41-vjeçari akuzohet se ka kryer sulm seksual të dhunshëm ndaj vajzës së re, ndërsa ajo ishte pa ndjenja pasi e kishte goditur me grusht dhe me shkop.

Sipas “Daily Mail”, Milena ishte vetëm në shtëpi në rajonin Krasnoyarsk, Rusi. Ajo po ushqente derrat kur Zaika kreu sulmin e tmerrshëm.

Fillimisht u dyshua se ajo ishte sulmuar dhe vrarë vetëm nga derrat, por nga hetimet rezulton se është sulmuar seksualisht dhe është lënë të vdiste në mënyrë tragjike.

“Unë hyra dhe pashë vajzën e tij, vajzën e menaxherit… u grindëm”, ka thënë 41-vjeçari në një marrje në pyetje me video. Ndërkohë sulmin seksual nuk e ka rrëfyer gjatë këtij pyetësori, por hetuesit mësohet se kanë gjetur prova mjeko-ligjore.

Zaika ka treguar gjithashtu se e kishte goditur me shkop si dhe grushte në kokë. Pasi e la 17-vjeçaren pa ndjenja në tokë, ai ka vrapuar për në shtëpi. E pikërisht në ato momente është sulmuar nga derrat.

“Burri e ka lënë qëllimisht vajzën që të hahej nga derrat, sepse ai e dinte se kafshët do të sulmonin trupin”, thuhet në një raport të gazetës “Readovka”.

Ndërkohë prindërit e Milenës kishin telefonuar të dashurin e saj Vladimir Bedny, 18 vjeç, për t’a kontrolluar pasi ajo nuk i përgjigjej telefonit.

Kur i riu ka parë skenën e tmerrshme ka dalë jashtë duke bërtitur për ndihmë. Ai ka thirrur një ambulancë, por 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga humbja e gjakut.

Raportet thonë se policia fillimisht ka pyetur si të dyshuarin të dashurin e Melinës, por më pas vëmendja kaloi te Zaika.