Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën ditët e fundit. Një nënë 43-vjeçare ka vrarë mizorisht tre fëmijët e saj, 2, 11 dhe 13 vjeçar.
Deborah Pel, me profesion mësuese kishte marrë fëmijët e saj për të bërë pushime në një shtëpi alpine në Zvicër pak larg nga shtëpia e prindërve të saj.
Atje ajo ka ekzekutuar 3 fëmijët e saj më pas është larguar me makinën tip Audi fuoristradë. Fëmijët e vdekur bëhet me dije se i kanë gjetur prindërit e 43-vjeçares. Më pas ishte partneri i saj me të cilin kishte fëmijën e fundit, ka gjetur të vdekur nënën vrasëse.
Deborah u gjet e vdekur në makinën e saj disa metra larg shtëpisë ku kishte ekzekutuar fëmijët saj. Sipas raportimeve të mediave franceze shkak i kësaj vrasjeje mund të jetë një hakmarrje ndaj partnerit të saj i cili ishte larguar nga shtëpia.
Nëna e tre fëmijëve punonte si mësuese dhe kohët e fundit ishte transferuar në një shkollë në Marnaz aty pranë, thuhet pas një peticioni nga prindërit, të cilët thanë se ajo ishte shumë e rreptë me fëmijët.
Ndërsa jepte mësim në shkollën Adelin-Malgrand në Samoens, Pel dyshohet se i bëri studentët të qëndronin në këmbë kur “lëviznin shumë” dhe madje “u hodhën lapsa në fytyrë”, sipas një gruaje nipërit e së cilës ishin në klasën e Pel.
“Ajo nuk ishte aspak e dashur për të qenë mësuese. Ajo ishte e neveritshme me fëmijët”, tha gjyshja për Le Parisien.