Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me masakrën me 10 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një gjimnaz në Graz, Austri.
Sipas mediave të huaja, autori 21-vjeçar, i cili kreu vetëvrasje pas sulmit, kishte paralajmëruar nënën e tij për atë që po bënte. Ai i kishte dërguar një video nënës së tij, ku shpjegonte planin e tij dhe arsyet pse vendosi që ta bënte këtë krim të rëndë. Megjithatë, gruaja nuk kishte arritur të lajmëronte në kohë policinë, për të parandaluar tragjedinë.
Ajo e kishte parë mesazhin 24 minuta pasi ishte dërguar, e ndërkohë i biri kishte kryer masakrën dhe kishte vrarë vetën. Kur ajo mori në telefon policinë, pa e ditur ende se çfarë kishte ndodhur, iu tha se tashmë sulmi ishte kryer.
Ish-nxënësi i shkollës së mesme “BORG Dreierschützengasse”, e kreu sulmin në shenjë hakmarrjeje për bullizimin që kishte përjetuar kur ishe gjimnazist.



