
Burri që vrau 51 persona në dy xhami në Zelandën e re në vitin 2019, kishte në plan që të sulmonte edhe një xhami të tretë.
Është fjala për Brenton Tarrant, i cili gjithashtu kishte planifikuar që të digjte xhamitë, duke dashur që të “shkaktojë sa më shumë viktima”.
Australiani ka pranuar se është fajtor për 51 akuzat për vrasje, 40 përpjekjet për vrasje dhe një akuzë për terrorizëm.

29-vjeçari përballet tashmë me dënimin me burgim të përjetshëm, ndoshta pa liri me kush – një dënim që nuk është dhënë më parë në Zelandën e Re.
Të hënën, Tarranti është përballur në gjyq me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave. “Ju i dhatë vetes autorizimin për të marrë shpirtrat e 51 njerëzve të pafajshëm, krimi i vetëm i tyre – në sytë e tu – ishin myslimanë. Nuk mund t’ju fal”, tha Maysoon Salama në gjyq, djali i të cilit është vrarë nga Brenton.

