Tyler Robinson, 22 vjeçari i dyshuar për vrasjen e komentatorit konservator Charlie Kirk, ka deklaruar në një shkëmbim mesazhesh se motivin e tij për krimin. Sipas tij ai e bëri këtë veprim nga urrejtja, duke thënë: “Disa lloje urrejtjesh nuk mund të negociohen”, ka zbuluar drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Deklarata shokuese u bë publike ndërsa Patel përballet me një seancë të tensionuar në Senat lidhur me mënyrën se si agjencia e tij ka trajtuar hetimin, i cili është përballur me kritika të ashpra nga figura konservatore dhe publiku.

Sipas Patel, Robinson kishte diskutuar paraprakisht mundësinë e vrasjes së Kirk dhe e kishte konfirmuar më vonë përmes mesazheve. “Kishte tekst mesazhe që tregonin qartë se ai kishte ndërmend ta vriste Charlie Kirk dhe se do ta bënte,” tha Patel për Fox News.

Hetimi, që përfshiu intervista të shumta dhe prova forenzike, konfirmoi se ADN-ja e Robinson përputhej me peshqirin e gjetur të mbështjellë rreth armës së krimit. Sipas Patel, Robinson “në thelb e pranoi vrasjen gjatë marrjes në pyetje.”

Ndërsa publiku kërkonte përgjigje, arrestimi i Robinson ndodhi vetëm pasi babai i tij e dorëzoi vetë në polici plot 44 orë pas krimit. Kjo vonesë ka shkaktuar zemërim, me kritika të ashpra për drejtimin e hetimeve nga ana e FBI-së.

Christopher Rufo, nga Manhattan Institute, deklaroi se është “koha që republikanët të shqyrtojnë nëse Kash Patel është personi i duhur për të drejtuar FBI-në.” Ndërkohë, shkrimtari Michael Brendan Dougherty ironizoi reagimin e autoriteteve: Babai i vrasësit bën të gjithë punën, pastaj FBI del për të festuar.

Përkundër valës së kritikave, presidenti Donald Trump shprehu mbështetjen e tij për FBI-në dhe për drejtorin e saj. “Jam shumë krenar për FBI-në. Kash dhe të gjithë të tjerët kanë bërë një punë të shkëlqyer,” tha Trump për Fox News.

Robinson pritet të dalë sot në gjykatë, ku do të përballet me akuzat për vrasjen e Kirk. Ndërkohë, pritet që drejtori Patel të përballet me pyetje të ashpra në Kongres mbi rrjedhën e hetimit dhe besueshmërinë e FBI-së në trajtimin e rasteve me sfond ideologjik./DailyMail