Avokatët e Luigi Mangione kanë bërë të ditur se do të paraqesin një mbrojtje psikiatrike gjatë procesit gjyqësor shtetëror që pritet të zhvillohet këtë vjeshtë, në çështjen ku ai akuzohet për vrasje.
Sipas mbrojtjes, Mangione ka vepruar në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën “shqetësim ekstrem emocional” në momentin e ngjarjes që çoi në vrasjen e drejtuesit ekzekutiv të UnitedHealthcare.
Ai akuzohet për vrasjen e CEO-së Brian Thompson dhe përballet me akuza për vrasje me qëllim, të cilat në rast dënimi mund të sjellin burgim të përjetshëm.
Në janar të këtij viti, gjykata ka hequr mundësinë e dënimit me vdekje në këtë proces, duke lënë si opsion kryesor dënimin me burgim të përjetshëm.
Procesi gjyqësor pritet të vijojë në muajt në vijim, ndërsa mbrojtja dhe prokuroria po përgatiten për paraqitjen e argumenteve përfundimtare në çështjen që ka tërhequr vëmendje të gjerë në SHBA.
