Rikthehet sërish në vëmendje vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch, nga piloti grek Babis Anagnostopulos.
Ky i fundit mbyti në gjumë të renë në sy të foshnjës së tyre dhe për një muaj rresht mashtroi policinë duke thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.
33-vjeçari mori 16 vjet dënim për vrasjen e bashkëshortes 19-vjeçare dhe 11 vite e 6 muaj për vrasjen e qenit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës.
Sipas medieve të huaja, Babis i cili u mundua po ashtu që të mbulojë ngjarjen duke fajësuar shqiptarët, do të vuajë vetëm 18 vjet e 6 muaj burg. Ndërkohë prindërit e 20-vjeçares britanike janë shprehur se 27-vjeçari nuk do ta shohë më vajzën e tij Lydia. Babai i Caroline Crouch, David tha se 34-vjeçari me shumë mundësi do të bëhet një “njeri i humbur” i mbyllur në një burg famëkeq, si ai i Korydallos.
“Kur ai ta përfundojë dënimin, që shumë njerëz mendojnë se nuk do t’i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij e vërtetë. Tani që fati i tij është vendosur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë. Kam ndërmend të ndryshoj emrin e Lidias me atë të nënës së saj, në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer. Do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të,” tha babai i Caroline Crouch, David.