Të tjera detaje janë zbardhur nga mediat italiane, në lidhje me tragjedinë që ndodhi një ditë më parë, kur Salvatore Ocone vrau bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, e po ashtu plagosi vajzën.
Mësohet se 58-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit para gjykatës, duke shpjeguar sipas tij, e dhe arsye që e çuan drejt krimit makabër.
Ai është justifikuar duke thënë se gruaja ishte agresive dhe dhunuese. Nga ana tjetër, autoritetet konfirmuan se Okone kishte vuajtur më parë nga probleme serioze psikologjike dhe ishte shtruar pa dëshirën e tij në spital në vitin 2011 për psikozë kronike.
Ocone goditi për vdekje gruan e tij 48-vjeçare, Elisa Polcino, me një gur ndërsa ajo po flinte. Më pas ai u arratis duke marrë me vete dy fëmiëjt e mitur, djalin 15-vjeçar dhe vajzën 16-vjeçare. Gjatë arratisjes, ai sulmoi me të njëjtin objekt djali nduke i marrë jetën dhe plagosi të bijën me një shishe qelqi. Adoleshentja ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.