Në vitin 2014, një apartament në Teksas u bë skena e një vrasjeje të tmerrshme. 18-vjeçari Kevin Jazrael Davis ndante një shtëpi me nënën e tij 50-vjeçare, Kimberly Hill.

Adoleshenti ka rrëfyer se kishte luftuar me dëshira shqetësuese seksuale nga fëmijëria, dhe një ditë i kishte thënë nënës së tij se i përçmonte njerëzit dhe dëshironte t’i merrte jetën vetes.

E tronditur nga fjalët e tij, Kimberly u përgjigj se nuk mund të bënte asgjë për t’a ndaluar nëse kjo ishte zgjedhja e tij.

18-vjeçari e interpretoi përgjigjen e nënës së tij si përbuzje dhe si pasojë u përfshi nga tërbimi, bazuar në rrëfimet e tij të mëvonshme ndaj oficerëve, raporton “Express”.

Në një moment, Davis u afrua tek e ëma që ishte ulur në divan në dhomën e ndenjës dhe u përpoq që t’a mbyste me një kabllo. Kur 50-vjeçarja filloi të bërtiste, ai kapi një çekiç për të përfunduar sulmin e tij vdekjeprurës.

Pasi e goditi kokën e nënës së tij më shumë se njëzet herë, ai mori një teh dhe e rrotulloi atë brenda trurit të saj “për t’u siguruar që ajo ishte e vdekur”.

Adoleshenti e përsëriti këtë veprim me dorën e tij të zhveshur dhe më vonë i përshkroi mbetjet e nënës së tij si “stuko”.

Kevin Jazrael Davis e dhunoi seksualisht kufomën e Kimberly-t përpara se të përpiqej të ikte, por në fund u dorëzua. Ai shkoi te banesa e fqinjëve duke kërkuar që të telefononte policinë.

Kur oficerët e pyetën nëse sulmi ishte ‘hera e parë’, Davis u përgjigj:

“Mendoj se e humba virgjërinë time më një kufomë të vdekur”.

Ndërsa kur u pyet nëse ka keqardhje për veprimet e tij ndaj së ëmës, 18-vjeçari ka thënë:

“Në një farë mënyre, po. Por unë nuk do ta tërhiqja atë që bëra. Është e çuditshme, me të vërtetë. E doja atë. Ajo ka qenë nëna më e mirë”.

Ndërkohë ai pranoi gjithashtu se më parë kishte vrarë macen e familjes dhe vuri në dukje se ‘familja i anashkalon këto lloj gjërash ose përpiqet që të mos i shohë’.

Gjatë seancave gjyqësore që pasuan, i riu vëzhgoi dëshminë e motrës së tij, Desirae, e cila deklaroi: “Ti more të vetmin person që të mbështeste. Tani jeni krejtësisht vetëm”.

Davis thuhet se psherëtiu pa menduar dhe mbeti i palëkundur.

Gjatë gjithë gjyqit, ai tërhoqi përsëri vëmendjen për buzëqeshjen gjatë dëshmive dhe për përshëndetjen me dorë të dëshmitarëve. Ai e quajti veten “pervers, të tmerrshëm dhe të neveritshëm” dhe pohoi se ishte plotësisht i shëndoshë mendërisht në kohën e krimit.

Gjatë gjithë gjyqit, 18-vjeçari tërhiqte vëmendjen me një buzëqeshje që iu bënte dëshmitarëve. Ai e quajti veten ‘pervers, të tmerrshëm dhe të neveritshëm’ dhe pohoi se ishte plotësisht i shëndoshë në kohën e krimit.

Dënimi i propozuar ishte 60 vite burg, një dënim që Davis e refuzoi, sipas avokatit të tij, James Lawrence.

Pasi u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së dytë, atij më pas iu dha një dënim me burgim të përjetshëm.