Ushtria izraelite ka njoftuar se javën e kaluar është vrarë Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i një kompanie të forcave speciale të Hamasit (Nukhba), gjatë operacioneve në Rripin e Gazës.
Sipas Times of Israel, njësia e drejtuar prej tij kishte marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 kundër Izraelit, duke tentuar të godiste postin ushtarak Mars pranë Kissufim. Abu Shamala u eliminua të mërkurën, më 13 gusht, nga trupat e Brigadës Kfir në zonën e Khan Younis, bëri të ditur ushtria.
Në një zhvillim paralel, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israël Katz, ka dhënë miratimin për planet e reja të IDF-së për pushtimin e Qytetit të Gazës, të prezantuara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Eyal Zamir.
Operacioni i ri, i quajtur “Tanket B të Gideonit”, shihet si vazhdim i një ofensivë të mëparshme me të njëjtin emër, gjatë së cilës IDF-ja kishte marrë nën kontroll rreth 75% të territorit të Gazës. Sipas raportimeve, objektivi është të rritet presioni mbi Hamasin për të detyruar lirimin e pengjeve.
