Një 20-vjeçare palestineze që vuante nga kequshqyerja e rëndë, e cila u evakuua nga Gaza në Itali këtë javë ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar një spital në Piza. Mësohet se viktima është identifikuar si Marah Abu Zuhri.
Ajo kishte mbërritur në Piza me një fluturim humanitar të qeverisë italiane të mërkurën në mbrëmje. Zuhri kishte shkuar në Itali me nënën e saj dhe 31 pacientë që vuanin nga sëmundje të rënda, plagë ose amputime. Sipas spitalit Universitar të Pizës, ajo kishte një pamje klinike shumë komplekse dhe ishte në një gjendje të rëndë të humbjes së trupit organik.
Të premten, pasi iu nënshtrua analizave dhe filloi trajtimin, ajo pësoi një krizë të papritur respiratore dhe arrest kardiak, dhe vdiq. Spitali nuk dha detaje mbi gjendjen e saj, por agjencitë italiane të lajmeve që raportuan burime të institucioneve shëndetësore thanë se ajo vuante nga kequshqyerja e rëndë.
Më shumë se 180 fëmijë dhe të rinj nga Gaza janë sjellë në Itali që kur filloi lufta midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, një e treta e popullsisë palestineze në Gaza kalon ditë të tëra pa ngrënë dhe gjysmë milioni janë në prag të urisë.
