Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se do të hyjë në grevë urie nëse autoritetet vendosin ta arrestojnë. Ai paralajmëroi gjithashtu se një zhvillim i tillë mund të shkaktojë protesta masive, me deri në një milion qytetarë në rrugë.

Në një intervistë për televizionin serb Pink, Vuçiç akuzoi kundërshtarët e tij politikë se po kërkojnë hakmarrje ndaj personave që i konsiderojnë kundërshtarë. Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të largohet apo të fshihet përballë situatës politike në vend.

Gjatë intervistës, ish-presidenti foli edhe për të ardhmen e Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila pritet të vendosë më 13 dhjetor nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Vuçiç deklaroi se personalisht është kundër pjesëmarrjes së partisë në zgjedhje, pasi sipas tij, një vendim i tillë do t’u jepte legjitimitet kundërshtarëve të tij politikë.