37-vjeçari Dejan Vodeniçar nga Zrenjanini pretendon se është sulmuar mbrëmjen e së shtunës, pasi kishte fyer disa herë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas tij, sulmi ndodhi teksa ai po kthehej në shtëpi dhe pasi kishte thirrur disa herë “Vuçiç ku***”.
Vodeniçar pretendon se pas kësaj tre burra dolën me vrap nga një shtëpi aty pranë, e rrëzuan nga biçikleta dhe e rrahën me grushte. Familja e të dhunuarit, e cila është hapur kundër presidentit serb për vite me radhë.
Nëna e Dejan Vodeniçarit është gruaja që në vitin 2016 ia ndërpreu fjalimin presidentit Aleksandër Vuçiç në mbledhjen parazgjedhore të Partisë Përparimtare Serbe në Zrenjanin.